Vazhdon debati, Kurti – Haradinajt: S’mund t’iu marr seriozisht, kur ishe kryeministër dialogun ia le ish-presidentit

13:48 | 25 Shkurt 2022

Replika mes Kurtit e Haradinajt në Kuvend.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, i tha kreut të AAK-së, Ramush Haradinaj, se s’mund ta marr seriozisht pasi në kohën kur ai ishte kryeministër, dialogun ia la ish-presidentit Hashim Thaçi.

Kurti ndër të tjerash ia kujtoi Haradinajt kohën kur krijoi grupin me Fatmir Limajn e Shpend Ahmeti për dialog, grup të cilin kryeminsitri tha se ishte super-teknik.

“Ju Haradinaj keni qenë kryeministër, dialogun ia patë lënë ish-presidentit, kur lulëzoi projekti i shkëmbimit territorial, çka bëtë ju, e patë krijuar një grup super teknik në krye me Fatmir Limaj dhe Shpend Ahmeti, ja çfarë grupi keni bërë ju me Fatmir Limajn dhe Shpend Ahmetin. Dhatë dorëheqje sepse ju intervistuan në Hagë e pastaj dëshiruat të bëhesh president. Presidente është Vjosa Osmani, me 300 mijë vota në popull e 88 këtu në Kuvend, pra s’mund t’iu marr si dikush që e keni sinqerisht e seriozisht. Përveç që bëni gabime e dëme, s’mund t’iu marr seriozisht. Keni qenë kryeministër dhe ia dhatë Malit të Zi 8200 hektarë dhe 200 i keni marr për vete, na kurseni tash nga leksionet”, tha kryeministri, transmeton Klankosova.tv.

Komento: