
Në Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë vazhdon gjykimi ndaj Hashim Thaçi dhe të tjerëve për pengim të drejtësisë.
Sot dëshmoi një staf i Prokurorisë, i cili mohoi të kishte lexuar dosjet, por konfirmoi qasje në dokumente.
Mbrojtja e Thaçit po zhvillon kundërpyetje, ndërsa të pandehurit mbeten të pafajshëm për veprat penale që u vihet në barrë.