Vazhdon kriza e koronavirusit në futbollin italian, edhe katër lojtarë konfirmohen me koronavirus

22:10 | 07 May 2020

Katër lojtarë të Sampdorias janë konfirmuar me koronavirus.

Situata në futbollin italian nuk është aspak e qetë, edhe pas disa muajve luftë me koronavirusin.

Në kohën kur po planifikohet rikthimi në seancat stërvitore, rezultatet e testeve të lojtarëve nuk po japin shenja pozitive.

Pas skuadrës së Fiorentinës e Torinos që kanë treguar raste pozitive, së fundmi është edhe skuadra e Sampdorias.

Sipas komunikatës zyrtare të lëshuar nga faqja zyrtare e klubit, tre lojtarë të rinj kanë rezultuar pozitiv në testet e koronavirusit, kurse raportohet edhe për një rikthim rasti, transmeton lajmi.

Aktualisht pa simptoma, lojtarët do të shkojnë në vet-izolim dhe do të monitorohen sipas protokolit.

Komento: