Vazhdon largimi i mjekëve nga Kosova

20:42 | 04 April 2019

Po vazhdojnë edhe më tej largimet e mjekëve nga Kosova.

Në Odën e Mjekëve janë drejtuar 154 kërkesa për vërtetim etik të cilin e kërkojnë shtetet e tjera

Brenda një klase, flitet gjuha gjermane. E aty vijon kursin edhe Xhenetë Berisha, e diplomuar në farmaci.

Në këtë gjuhë flasin për qytete nga Kosova, por Berisha gjermanishten do ta praktikojë në qytete të një shteti tjetër.

Kjo pasi në vendlindje asaj s’i ofrohet mundësi që të vazhdojë studimet në drejtimin e saj.

Madje edhe pas përfundimit të studimeve, Xheneta mendon ta vazhdojë punën në Gjermani.

Xhenetë Berisha nuk është e vetmja, e cila studioi diçka në kuadër të fushës së mjekësisë, e që mendon që aktivitetin e saj ta zhvillojë jashtë Kosovës.

Në kursin e gjermanishtes, tregojnë që interesimi nga mjekë, infermierë e farmacistë që ta mësojnë atë gjuhë, është mjaft i lartë.

Sipas profesorit të gjuhës gjermane, Ilir Lenjani, të gjithë këta kursistë kanë për synim Gjermaninë.

Kurs të kësaj gjuhe ofron edhe Arbër Xheladini.

Sipas tij, interesimi nga personat që i takojnë fushës së mjekësisë ka qenë vazhdimisht i lartë.

Krahas rritjes së pagave së fundmi, mjekët s’po e shohin Kosovën si opsion të mirë për zhvillim në karrierë.

Se ka interesim nga ta për t’u larguar nga Kosova drejt shteteve të tjera, e konfirmojnë edhe nga Oda e Mjekëve.

Rina Halilaj nga OMK, tregon arsyen pse iu duhen mjekëve këto certifikata, për të punuar në vende të tjera.

Nga Ministria e Shëndetësisë thanë se largimi i mjekëve është problem real, mirëpo sipas tyre me problemin e njëjtë ballafaqohen edhe vende më të zhvilluara.

Krahas kësaj nga Ministria vlerësojnë se kanë marrë hapa të duhur për ndalimin e doktorëve në Kosovë.

Disa herë me radhë, persona që kanë përfunduar mjekësisë, kanë protestuar për shkak se kanë mbetur të papunë.

Komento: