Vazhdon lirimi i hapësirave publike në “Aktash”, Rama: Trotuaret s’janë për vetura

09:45 | 16 Shtator 2023
vazhdon-lirimi-i-hapesirave-publike-ne-“aktash”,-rama:-trotuaret-s’jane-per-vetura

Kryetari i Komunës së Prishtinës, ka njoftuar se në lagjen “Aktash”, po vazhdon implementimi i projektit për lirimin dhe ofrimin e sigurisë në hapësira publike për qytetarë.

Rama ka thënë se nuk do të ndalen deri në lirimin e gjithë hapësirave, duke shtuar se trotuaret nuk janë për vetura.

“Në lagjen “Aktash” po vazhdon implementimi i projektit për lirimin dhe ofrimin e sigurisë në hapësirat publike për qytetarë. Duke ditur se për Sektorin e Mobilitetit prioritet është lëvizja aktive për fëmijët, personat me aftësi të kufizuara, të moshuarit dhe të gjithë këmbësorët e tjerë, atëherë nuk do të ndalemi deri në lirimin e të gjitha hapësirave publike për qytetarë”, ka thënë Rama./Front Online

Komento: