Vazhdon “lufta” për Pogban

15:52 | 19 Shkurt 2022

PSG-ja i prin garës për Pogban

Mesfushori francez pritet të largohet nga Manchester United gjatë verës, mund ta vazhdojë karrierën në Ligue 1, ku e pret krahëhapur gjiganti parisien

Paul Pogba duket se është duke i kaluar muajt e fundit të eksperiencës në Manchester United.

Mesfushorit francez do t’i skadojë kontrata në fund të këtij sezoni dhe ai mund të largohet nga “Old Trafford”.

Dhe, mediumi “Todofichajes” raporton se e ardhmja e kampionit të botës me Francën mund të jetë e lidhur me Ligue 1, përcjell “Gazeta Express”.

Në fakt, ish-futbollisti i Juventusit mund të përfundojë në Paris Saint-Germain.

Klubi francez e ka bërë gati një kontratë prej 16 milionë eurosh në vit për mesfushorin kualitativ.

Gjithashtu, mësohet se PSG-ja do t’ia ofrojë atij një kontratë pesëvjeçare, deri në verën e vitit 2027.

Ndër të tjera, interesim për Pogban kanë shfaqur edhe Real Madridi, Newcastle dhe ish-klubi i tij, Juventus.

Muaj më parë spekulohej se edhe Barcelona mund të futet në garë për lojtarin, i cili do të mundë ta zgjedhë klubin e ri qysh tash.

Komento: