
Vazhdojnë kolonat në pikën kufitare në Merdare.
Me përfundimin e festave të fundvitit, ka nisur edhe kthimi i mërgimtarëve në vendet ku ata jetojnë e punojnë.
Kështu, fluksi i madh në kufi, ka shkaktuar pritje dhe kolona të gjata.
Përmes fotografive një mërgimtar për Insajderin ka thënë se vetëm sot kolona ka zgjatur deri në pesë orë.
