
Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve (QNR) po vazhdon procesi i numërimit të fletëvotimeve të qytetarëve që kanë votuar jashtë Kosovës, përmes postës.
Që nga fillimi i procesit, të shtunën më 3 janar në orën 16:00, dhe deri të hënën më 5 janar në orën 10:00, janë numëruar 71 nga 92 kutitë e votimit, të cilat përmbajnë pakot me fletëvotime të sjella në Kosovë.
Nga këto vota, shumicën dërrmuese e ka siguruar Lëvizja Vetëvendosje.
Sipas rezultateve të deritanishme të votave me postë, Vetëvendosje ka marrë 72.18 për qind të votave, e ndjekur nga Lidhja Demokratike e Kosovës me 10.64 për qind, ndërsa Partia Demokratike e Kosovës renditet e treta me 8.33 për qind.