Vazhdon numërimi i votave për kandidatët në Prishtinë, procesohen 214 nga 262 vendvotime të kësaj komune

10:15 | 13 Qershor 2026
vazhdon-numerimi-i-votave-per-kandidatet-ne-prishtine,-procesohen-214-nga-262-vendvotime-te-kesaj-komune

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka njoftuar se në Qendrën Komunale të Numërimit në Prishtinë, është duke vazhduar procesi i verifikimit dhe numërimit të votave për kandidatët për deputetë.

Zëdhënësi i KQZ’së, Valmir Elezi, ka bërë të ditur se deri më tani, janë proceduar 214 nga 262 vendvotime të kësaj komune.

‘‘Deri më tani (e shtunë, 13 qershor 2026, ora 09:00) procesi i verifikimit dhe numërimit është duke vazhduar në Qendrën Komunale të Numërimit në Prishtinë, ku janë proceduar 214 nga 262 vendvotimet e kësaj komune. Numri i përgjithshëm i vendvotimeve të procesuara dhe që i takojnë të gjitha QKN-ve (38) është 2,450 nga 2,498 vendvotime apo 98.08%’’, ka thënë Elezi.  /GE

Komento: