
289 gjoba për mosrespektim të masave antiCOVID.
Po vazhdojnë ende të na shoqërojnë masat antiCOVID edhe pse ka rënë dukshëm numri i viktimeve dhe rasteve pozitive me COVID-19.
E gjithashtu po vazhdojnë edhe aksionet e policisë në terren, transmeton lajmi.net.
Policia e Kosovës gjatë 24 orëve të fundit ka shqiptuar 289 gjoba për shkak të mosrespektimit të masave antiCOVID.
Maskat obligative, ora policore, orarë më të shkurtër të gastronomisë si dhe hyrja brenda lokaleve me kartelën e vaksinimit ose testin PCR, janë masat antiCOVID.
Sigurisht, janë shfaqur edhe pakënaqësi ndaj këtyre masave edhe nga ana e Shoqatës së Gastronomëve.