Vazhdon numri i lartë i infektuarve, 1 mijë e 370 raste të reja me COVID

14:57 | 14 Gusht 2021

Vendi ynë edhe sot ka pasur numër të lartë të infektuarve me koronavirus.

Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se në 24-orët e fundit me virusin Covid-19 janë infektuar 1.370 qytetarë.

Gjatë kësaj periudhe nga ky virus ka vdekur një qytetar.

Ndërkohë janë shëruar 47 të infektuar

Komento: