Vazhdon përplasja Bajrami- Murati: Qe gënjeshtra hiç më pak se 291 milionë euro për vitin 2008

13:08 | 25 November 2024
vazhdon-perplasja-bajrami-murati:-qe-genjeshtra-hic-me-pak-se-291-milione-euro-per-vitin-2008

Edhe një aspekti tjetër përdredhues me grafikona të Ministrit të Financave, Hekuran Muratit, i ka reaguar deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami.

Kjo në lidhje me atë që janë pagëzuar nga opozita si “tendera njëburimor” ku Murati dje shkroi se “përqindja” (dhe, këtu ishte hilja) më e madhe ishte në vitin 2008 dhe 2015.

Murati paraqiti rrejshëm në grafikon se në vitin 2008 shuma në para e kontratave të nënshkruara ishte mbi 800 milionë euro, ndërsa i tërë buxheti i shtetit asokohe ishte 963 milionë euro.

Hykmete Bajrami, postimi i plotë:

Të nderuar qytetarë,

Qeveria përmes propagandës çdo ditë na ofendon secilin prej nesh – mundohet që të pavërtetat me i shitë is fakte duke supozu që askush në këtë vend nuk lëxon.

Përtej arsyetimit që Hekurani dje u mundu me ju bë 2123 kontratave njëburimore/sekrete/pa publikim të njoftimit për kontratë ai për me tepër kishte vizatuar edhe një graf komplet të PASAKTË.

Shiheni grafin dhe shpjegimin e tij: Ai me barin me ngjyrë të kaltër po thotë se vlera e kontratave të nënshkruara në vitin 2008 është mbi 800 milionë euro.

Kjo është E PASAKTË, sepse derisa në vitin 2008 krejt buxheti i Kosovës, i shpenzuar ishte 963 milionë euro (sipas raporteve në webfaqën e Ministrisë së Financave) Hekurani përmes vizatimit të tij po thotë se vlera e kontratave të lidhura në vitin 2008 ishte mbi 800 milionë euro, kjo është e E PASAKTË.

Sepse krejt buxheti i kosovës ka qënë:

963 milionë euro,

minus 227 mil. euro janë shpenzu për paga (nuk shpenzohen përmes prokurimit publik),

minus 209 mil. euro janë shpenzu për subvencione dhe transfere (nuk shpenzohen përmes prokurimit publik),

minus 18 mil. euro janë shpnzu për shpenzime komunale (nuk shpenzohen përmes prokurimit publik),

Dmth. pjesa e mbetur e që është vetëm 509 milionë euro (963 –227-209 -18 = 509) ka mbetë për tu shpenzuar përmes procedurave të propkurimit publik.

Dmth. gënjeshtra e djeshme e Hekurnait është hiç me pak se 800-509 milionë = 291milionë euro.

KAQ, sa i përket propagandës se tij, e cila po bëhet në mungesë të rezultateve, dhe tentim të mbulimit të korrupsionit galopant që ka bë kjo Qeveri.

Komento: