Vazhdon polemika, Haradinaj ia rikujton Hotit reagimin e Gjermanisë për shuarjen e Task-Forcës

19:12 | 24 Tetor 2020

Haradinaj ia kthen sërish kryeministrit Hoti.

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka vazhduar replikat me kryeministrin Avdullah Hoti lidhur me shuarjen e Task-Forcës Anti-Korrupsion.

I pari i AAK-së ia ka rikujtuar Hotin qëndrimin e Gjermanisë, si kryesuese e Bashkimit Evropian, rrjedhimisht edhe vendimmarrëse për procesin e liberalizimit të vizave.

“Bashkpartiakët tuaj edhe mund t’ju tolerojnë, por, ky është qëndrimi i shtetit aleat që është vendimmarrës për liberalizim të vizave:

“Fatkeqësisht vendimi i qeverisë së Kosovës për shuarjen e Task Forcës Anti-Korrupsion, ngrit shqetësime të mëdha për vullnetin politik për trajtimin efektiv të çështjeve korruptive””, thuhet në reagimin e Haradinajt.

Bashkpartiakët tuaj edhe mund t’ju tolerojnë, por, ky është qëndrimi i shtetit aleat që është vendimmarrës për…

Në reagimin paraprak, shefi i Qeverisë, Avdullah Hoti, i tha kryesuesit të partisë në koalicionin qeverisës se “shuarja e Task-Forcës anti-korrupsion nuk e zbehë luftën ndaj korrupsionit”.

“Puna e zyrtarëve që kanë qenë në kuadër të Task Forcës në Policinë e Kosovës vazhdon pa asnjë ndryshim në trajtimin e lëndëve të krimit dhe korrupsionit, sipas udhëzimeve të Prokurorisë Speciale.

Të gjithë ata zyrtarë vazhdojnë të kryejnë obligimet e tyre ligjore sipas organizimit të brendshëm të Policisë së Kosovës pa asnjë ndërhyrje nga askush.

Kushdo që ka dyshime për këtë, le të përdorë të gjitha mjetet ligjore për të kërkuar mbikëqyrje dhe sqarime për punën e secilit”, u tha në reagimin paraprak të Hotit.

Puna e zyrtarëve që kanë qenë në kuadër të Task Forcës në Policinë e Kosovës vazhdon pa asnjë ndryshim në trajtimin e…Posted by Avdullah Hoti on Saturday, October 24, 2020

Më herët se kjo, Ramush Haradinaj i reagoi Hotit pse e ka shuar task-forcen, duke thënë se sa herë Kushtetuta është respektuar për një parti ka dalë keq.

Gjatë jetëgjatësisë së demokracisë së vendit tonë, sa herë që Kushtetuta e Republikës është zbatuar për interesat e një partie të caktuar, ka dalë të jetë e gabuar. RHPosted by Ramush Haradinaj on Saturday, October 24, 2020
Reagimi i Haradinajt erdhi pasi Hoti tha se politika nuk duhet të përzihet në drejtësi dhe duhet të respektohet kushtetuta edhe sa i përket policisë.

“Politika nuk duhet të përzihet në drejtësi. Këtë e kemi bërë me vendimet që kemi marr në këta muaj të qeverisjes. Drejtësia duhet ta bëjë punën sipas ligjit, e jo sipas vendimeve të Qeverisë. Kthimi i ligjshmërisë dhe kushtetutshmërisë në vend duhet të jetë angazhim i të gjithëve”, ka shkruar Hoti, në një reagim.

Politika nuk duhet të përzihet në drejtësi. Këtë e kemi bërë me vendimet që kemi marr në këta muaj të qeverisjes….Posted by Avdullah Hoti on Saturday, October 24, 2020
Haradinaj doli kundër vendimit të Qeverisë për të shkarkuar një mekanizëm brenda Policisë së Kosovës i krijuar me vendim të Kryeministrit në vitin 2010.

Shkarkimi i task forcës kundër korrupsionit shkakton pasiguri juridike. Kjo task forcë ka funksionuar më shumë se 10…Posted by Ramush Haradinaj on Saturday, October 24, 2020

Kjo task forcë kishte nisur arrestimin e figurave publike të profilit të lartë që dyshoheshin për korrupsion. Në shënjestër të tyre ishin edhe së paku tre kryetarë komunash.

Kundër shuarjes së kësaj task force kanë dalë edhe vendet e BE’së.

Komento: