Serbët vazhdojnë të provojnë policinë e Kosovës në veri të Kosovës.
Aeroplanët ushtarakë serbë kanë fluruar sot afër Jarinjës.
Në pamjet e publikuara nga “Kosovo-Online” shihen këta aeroplanë teksa kalojnë mbi qiellin e veriut, afër zonës kufitare, shkruan lajmi.net.
Kjo është pritur me duartrokitje nga serbët që po mbajnë të bllokuar rrugën.
Ky është provokimi i dytë brenda 48 orësh nga shteti serb, pasi që gjatë ditës së djeshme, në po të njëjtën zonë fluturuan helikopterët e ushtrisë serbe.