Vazhdon rënia e numrit të rasteve me Covid-19 në Kosovë, sot 43 të reja

15:07 | 17 Shtator 2020

Janë konfirmuar edhe 43 raste të reja me koronavirus në vendin tonë.

43 taste të reja me Covid 19 i janë shtuar Kosovës në 24 orët e fundit.

Kjo u bë e ditur nga ana e IKSHPK’së.

“Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe në laboratoret private me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 664 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 43 raste pozitive. Brenda 24 orëve janë raportuar 3 raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv.Numri total i rasteve pozitive është 14.882 raste nga 60.235 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 607 raste të vdekjes.”, thuhet ne njoftim.

Komento: