Vazhdon rënia e numrit të viktimave dhe të rasteve të reja me koronavirus në Itali

18:44 | 20 Prill 2020

Italia ka publikuar bilancin ditor të koronavirusit.

Italia ka raportuar 454 vdekje lidhur me koronavirusin e ri përgjatë ditës së hënë, – një vdekje më pak se dje – ka bërë të ditur Ministria e Shëndetësisë së vendit në konferencën e përditshme.

Shifrat totale në nivel nacional e jetëve të humbura lidhur me Covid-19 ka arritur në 24.114. Italia vazhdon të jetë vendi i dytë me numrin më të madh të vdekjeve në botë, derisa e para radhitet SHBA, shkruan lajmi.

Autoritetet shëndetësore në Itali bënë të ditur gjatë konferencës se përgjatë periudhës 24-orëshe kanë pasur më se 2.256 raste të reja. Shteti evropian ka gjithsej 181.228 të infektuar me virusin pandemik.

Ndërkaq, numri i të larguarve nga reparti i kujdesit intensiv, si rrjedhojë e përmirësimit të gjendjes shëndetësore, ka arritur në 2.573. Italia ka filluar të shohë përmirësim në këtë aspekt numerik.

Gjithashtu, vendi ka rritur drastikisht numrin e testeve që prej kohës së shpërthimit pandemik. Përgjatë periudhës së fundit një-ditore, Italia ka zhvilluar afro 50 mijë teste.

Komento: