Vazhdon rënia e numrit të viktimave nga koronavirusi brenda një dite në Itali

18:44 | 24 April 2020

Janë publikuar shifrat efundit të koronavirusit në Itali.

Në Itali autoritetet informojnë se situata e përhapjes së Covid-19 shfaqet qartë se është drejt përmirësimit dhe pse numri i viktimave që shënohet ditë pas dite mbetet preokupues.

Virusi vazhdon të qarkulloj e masat e sigurisë së distancimit social do të vazhdojnë dhe pas nisjes së fazë 2 të heqjes së regjimit të izolimit.

Në Itali sot janë regjistruar 420 viktima në 24 orët e fundit e 3021 raste më shumë se një ditë më parë.

Numri aktual i personave të infektuar me koronavirus është 106 527, 321 më pak se dje, ndërsa numri i të infektuarve që nga nisja e pandemisë është 192 994

Numri total i viktimave ka arritur 24 959.

Numri i të shëruarve është rritur më 2922 persona më shumë se një ditë më parë e numri i përgjithshëm i tyre është 60 498.

Në repartet e terapisë intensive janë regjistruar 94 pacientë më pak e numri i tyre ka zbritur në 2173,

Në Itali janë kryer deri më sot 1 642 356 tamponë ndaj 1 147 850 persona.

Komento: