Vazhdon rënia e rasteve të reja me koronavirus në Italia

19:09 | 01 September 2020

Italia po shënon rënie të rasteve të reja me koronavirus.

Italia ka raportuar 978 raste me koronavirus përgjatë 24-orëshit të fundit, ka bërë të ditur Ministria e Shëndetësisë së vendit.

Po ashtu, shteti ka raportuar edhe tetë vdekje të tjera si pasojë e Covid-19, duke çuar kështu bilancin e përgjithshëm të jetëve të humbura në 35,491.

Përgjatë 24 orëve të fundit, Gadishulli i ka kryer gjithsej 81,050 teste për diagnostikimin e virusit korona në mbarë vendin.

Numri i të pranuarve në klinikën intenzive ka shkuar në 107, duke u shtuar 13 më shumë në krahasim me dje.

Komento: