Vazhdon seanca pas pauzës 1 orëshe, pritet votimi i Qeverisë Kurti

16:02 | 03 Shkurt 2020

Pas pauzës 1 orëshe, vazhdon seanca.

Pas më shumë se një ore pauzë, deputetët janë kthyer në sallën e Kuvendit të Kosovës.

Kuvendi shkoi në pauzë pas kërkesës së LDK-së.

Kujtojmë që ende nuk është hedhur në votim kabineti qeveritar i propozuar nga mandatari për formimin e Qeverisë, Albin Kurti.

Para se të shkohet në pushim, nënkryetarja e Kuvendit, Arbërie Nagavci njoftoi se janë paraqitur për të marrë fjalën edhe 13 deputetë të tjerë.

Komento: