Dita e tretë e seminarit të 102-të “Rose-Roth” i Asamblesë Parlamentare të NATO-s do të vazhdojë të mbahet nesër në Prishtinë.
Tema që do të trajtohet për edicionin e nesërm është “Integrimi euro-atlantik i Ballkanit Perëndimor: sfidat e zgjatura, realitetet e reja dhe perspektivat e ardhshme”.
I pranishëm do të jetë edhe ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla. Seminari do të fillojë nga ora 09:30, në Hotelin “Swiss Diamond”.
Gjatë ditë së sotme, të pranishëm në këtë seminar ishin kryeministri Albin Kurti dhe ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla. Ndërkaq, në ditën e parë pjesëmarrës ishin presidentja Vjosa Osmani dhe kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca.
Ajo, në një intervistë për Klan Kosovën, e ka konfirmuar ekzistencën e ofertës franko-gjermane për dialogun Kosovë-Serbi, ndonëse kryeministri Albin Kurti e ka mohuar këtë një muaj më parë.