Vazhdon situata alarmante në Itali, 756 viktima brenda 24 orëve

18:34 | 29 March 2020

Italia po vazhdon të jetë epiqendra e koronavirusit.

Autoritetet italiane kanë raportuar 756 vdekje lidhur me koronavirusin e ri përbrenda periudhës 24-orëshe.

I njëjti burim ka bërë të ditur se numri i të prekurve me COVID-19 përbrenda ditës ka arritur në 5,217, duke çuar shifrën e përgjithshme në 97,689 të prekur, shkruan lajmi.

Ndërkaq, vetëm përgjatë ditës së sotme janë raportuar 646 të kuruar nga virusi pandemik.

Bazuar në shifrat e dy ditëve të fundit, Italia përgjatë ditës së sotme ka filluar të pësojë rënie të vdekjeve.

Aktualisht, në botë numri i të infektuarve me virusin me origjinë në Ëuhan të Kinës ka shkuar afro 700 mijë.

Shqipëria përgjatë ditës së sotme i ka dalë në ndihmë Italisë, duke i dërguar 10 mjekë e 20 infermierë në kohën kur sistemi shëndetësor i vendit po shkon drejt kolapsit.

Komento: