Vazhdon të bie çmimi i naftës në Kosovë, këto janë çmimet e derivateve për 24 orët e ardhshme – Ora Info Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet

Vazhdon të bie çmimi i naftës në Kosovë, këto janë çmimet e derivateve për 24 orët e ardhshme

09:24 | 22 Shtator 2022

Çmimet e derivateve për 24 orët e ardhshme, vazhdon të bie çmimi i naftës.

Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë ka njoftuar për vendosjen e çmimit tavan në produktet e derivateve.

Gjatë 24 orëve të ardhshme, çmimi maksimal i lejuar për produktin Dizel është 1,57, duke rënë kështu edhe për një centë krahasuar me ditën e djeshme, shkruan Reporteri.net.

Kurse çmimi maksimal i lejuar i produktit Benzinë është 1,35.

Ndërsa çmimi maksimal i lejuar në produktin Gas është 0,75 cent.

Këto çmime janë të vendosura nga sot deri nesër në ora 10:00.

Komento: