Varianti i ri i COVID vazhdon të jetë kërcënim.
Autoritetet shëndetësore në Mbretërinë e Bashkuar po monitorojnë nga afër mutacionin Delta i cili po shkakton një numër në rritje të infeksioneve.
Sipas të dhënave të fundit, sipas “BBC” dhe “Financial Times”, 6% e rasteve të reja të Covid-19, të cilat janë analizuar gjenetikisht, lidhen me mutacionin e ri.
Shkencëtarët tashmë po studiojnë nëse ky është një kërcënim i ri. Deri më tani nuk është karakterizuar si një variant shqetësues.
Delta u zbulua për herë të parë në korrik dhe që atëherë është përhapur ngadalë por në mënyrë të qëndrueshme, raporton abcnews.
Profesori François Balot, drejtor i Institutit të Gjenetikës në “UCL” u shpreh se “është ngjitës, por sigurisht nuk krahasohet me atë që pamë me Alpha, të cilat ishin 50% deri 60% më ngjitëse” tha ai.
“Ndoshta është deri në 10% më ngjitës. Në këtë fazë do të thoja prisni dhe shihni, pa panik. Mund të jetë pak më ngjitës, por jo aq shkatërruese sa ajo që kemi parë më parë” tha ai.