Vazhdon testimi i unazës qendrore, sot shumë më pak tollovi në kryeqytet.
Dje filloi testimi i radhës i shndërrimit të gjithë unazës qendrore të kryeqytetit në qarkore njëkahëshe për automjetet, por që shkaktoi kolona të gjata.
Ndryshe nga dje, sot situata në kryeqytet është shumë më ndryshe, pasi veturat janë duke qarkulluar më lehtësisht, meqenëse është edhe ditë vikendi.
Ky testim do të vazhdojë edhe në ditën e nesërme, që parashihet që njëjtë sikurse sot, të mos ketë kolona, ashtu siç kishte të premten, që është një ditë shumë më e ngarkuar.