Vazhdon vala e të nxehtit në SHBA, temperaturat mbi 43 gradë

19:28 | 20 July 2019

Po vazhdon vala e të nxehtit në SHBA.

Rreth 200 milionë persona pritet të preken prej saj në qytetet kryesore amerikan si Neë York, Ëashington e Boston në bregun lindor, ndërsa përvëlimi nuk do te kurseje as rajonet e Midëest-it.

Në kryeqytetin e vendit, Ëashington DC, njerëzit kanë nisur të mbushin pishinat e për t’u freskuar, po pushtojnë edhe shatërvanët.

“Mendoj se po e ndiejnë të gjithë, sepse vapës së madhe i shtohet dhe lagështia në ajër, që e bën vërtet rraskapitëse. Nuk qëndron dot gjatë jashtë pa u ndier ekstremisht i lodhur. Duket sikur ky i nxehte t`i shteron te gjitha energjitë”, thotë Audrey Steëart.

“Ne jemi nga Alabama dhe andej jemi mësuar disi me të nxehtin, por kjo është vërtet e tepërt. Në çdo moment që na krijohet mundësia të hyjmë në ndonjë vend me kondicioner, e bëjmë sa për t’u freskuar pak që të ecim pastaj sërish nëpër rrugë, se më këtë vapë, është e pamundur ndryshe!”, tha Brittany Dinkins, vizitore nga Alabama.

Sinoptikanët thonë se në Uashington DC, termometri pritet të shënojë 43.3 gradë celsius. Sipas tyre, per një kohë të shkurtër, atje do të ndihet po aq e nxehtë sa dhe në Luginën e Vdekjes në Kaliforni, një nga vendet më të nxehta në botë.

Paralajmërimet janë për një valë të nxehti “të shkurtër dhe përcëlluese”, ndërsa njerëzit janë këshilluar të pinë sa më shumë ujë e të shmangin aktivitet e forta fizike.

Sipas ekspertëve edhe automjetet nga brenda, mund të arrijnë temperatura vdekjeprurëse brenda pak minutash. /TCH

Komento: