Vazja 27 vjeçare lindë në QKUK dhe e braktisë foshnjën thotë se e ka me një 54- vjeçar

11:15 | 11 Shkurt 2020

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në QKUK.

Një 27-vjeçare me inicialet G.E, (emër i njohur për redaksinë), dje në repartin e Gjinekologjisë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, e ka lindur një fëmijë të gjinisë mashkullore për të cilin është deklaruar se nuk do ta marrë.

Gazeta Sinjali nga burime të sigurta mëson se 27-vjeçarja ka deklaruar se nuk do ta mbajë foshnjën, pasi që e ka nga lidhja jashtëmartesore me një person të moshës 54-vjeçare me inicialet A.K., (emër gjithashtu i njohur për redaksinë).

Burimet kanë bërë ditur se e dyshuara është intervistuar nga Policia.

Aktualisht, ajo së bashku me foshnjen gjenden në repartin e Gjinekologjisë në QKUK.

27-vjeçarja është shtetase e Maqedonisë, ndërkaq 54-vjeçari që dyshohet se është babai i foshnjës, është shtetas i Kosovës.

Komento: