Vdekja e 17-vjeçarit, KF Prishtina: Me pikëllim të madh e morëm lajmin

18:12 | 03 Dhjetor 2022

KF Prishtina për vdekjen e 17-vjeçarit: Me pikëllim të madh e morëm lajmin.

Klubi i Futbollit, Prishtina ka reaguar pas vdekjes së futbollistit 17-vjeçar të Trepçës ’89 Erion Kajtazit.

Kryqytetasit kanë shprehur ngushëllimet më të sinqerta familjes Kajtazi, klubit mitrovicas dhe të gjithë komunitetit të futbollit.

“Lamtumirë Erion! FC Prishtina me pikëllim të madh e mori lajmin se sot pas një sulmi kardiak ka ndërruar jetë futbollisti i KF Trepça ’89, Erion Kajtazi”, thuhet nw njoftim.

“17-vjeçari u dallua si talent i madh i futbollit kosovar. Ai ka ndërruar jetë duke luajtur në ndeshjen A&N – Trepça’89, në kuadër të Superligës në kategorinë e juniorëve, kur në një moment ka rënë pa vetëdije në fushë”.

“Stafet mjekësore të të dyja klubeve kanë intervenuar me shpejtësi për t’i ofruar ndihmë dhe më pas me urgjencë e kanë dërguar në Spitalin Rajonal në Prizren. Gjithsesi, përkundër përpjekjeve maksimale të mjekëve, Erioni nuk ka dhënë shenja jete dhe është konstatuar vdekja e tij nga ataku kardiak”.

“FC Prishtina shpreh ngushëllimet më të sinqerta Familjes Kajtazi, KF Trepçës ’89 dhe tërë komunitetit të futbollit”.

Komento: