Vdekja e 19-vjeçares në Mitrovicë, polica arreston të fejuarin e saj

13:10 | 10 Shtator 2022

Policia e Kosovës ka arrestuar të fejuarin e 19-vjeçares nga Mitrovica që i dha fund jetës dy ditë më herët, nën dyshimin për shtytje në vetëvrasje.

Një gjë të tillë e ka bërë të ditur vetë PK me anë të një komunikate për media, duke thënë se i dyshuari është dërguar në mbajtje.

“SHTYTJE NË VETËVRASJE DHE NDIHMA NË VETËVRASJE – Fsh. Vinarc i epërm, Mitrovicë 08.09.2022-18:10.

Lidhur me rastin është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar (i fejuari i viktimës femër kosovare), pasi që i njëjti dyshohet se ka kryer veprën penale të lart-cekur.

Me vendim të prokurorit i dyshuari dërgohet në mbajtje”, thuhet në njoftimin e policisë.

Komento: