Policia ka arrestuar vozitësin e automjetit i cili dyshohet se ka shkaktuar të martën aksidentin në Arllat, ku mbet i vdekur një 19-vjeçar.
I dyshuari, kishte ikur nga vendi i ngjarjes.
Por policia e ka arrestuar sot dhe i njëjti me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.
Njoftimi i plotë i policisë:
Vdes këmbësori i aksidentuar mbrëmë në Arllat, dërgohet në mbajtje ngasësi i automjetit
NFORMATË SHTESË
Sot (15.02.2023) rreth orës 05:40 e kemi pranuar informatën nga QKUK, se ka ndërruar jetë personi, E. B. mashkull,19 vjeç. Bëhet fjalë për këmbësorin cili u aksidentua dje në Arllat.
Lidhur me rastin nga Njësiti i hetimeve të Trafikut Rajonal të Prishtinës, është identifikuar ngasësi i automjetit, që ka qenë i përfshirë në aksident.
Menjëherë nga hetuesit është siguruar prezenca e personit të dyshuar, i cili pas intervistimit me vendim të prokurorit të shtetit është dërguar në mbajtje.