Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditë me parë në komunën e Podujevës.
Vdekjen e Çlirim Gashit, nga fshati Dobërdol i Komunës së Podujevës, e ka konfirmuar edhe Policia e Kosovës.
Përmes komunikatës për media, Policia bënë të ditur se ka vdekur i aksidentuari i së dielës në fshatin Bajqinë.
Sipas njoftimit të Policisë, trupi i pajetë është dërguar për obduksion.
“AKSIDENT TRAFIKU ME FATALITET Fshati Bajqinë, Podujevë 28.04.2019-21:25. Në lidhje me rastin raportohet se viktima mashkull K/Shqiptar i cili ishte duke u trajtuar në QKUK, me 02.05.2019 ka ndërruar jetë. Me vendim të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në raportin e Policisë.
Çlirim Gashi ka vdekur gjatë ditës së djeshme pas disa ditësh trajtimi në QKUK, pas aksidentit të rëndë që kishte pësuar të dielën në fshatin Bajqinë të Komunës së Podujevës.
I vdekur në aksident ka mbetur edhe familjari i tij, Jahir Gashi, i cili është varrosur këtë të hënë në varrezat e fshatit Dobërdol.
Ata përveç që ishin të afërm, kishin qenë edhe të së njëjtës moshë – rreth 19 vjeç.