Vdekja e 22 vjeçares nga Beisa, policia prangos babe e djalë

10:38 | 27 November 2019

Vdekja e saj kishte tronditur opinionin kosovar.

Për rastin e 22-vjeçares nga fshati Besi i Prishtinës, Blerta Osmani, që kishte vdekur më 1 tetor të këtij viti në rrethana dhe motive të paqarta, policia ka prangosur babë e djalë.

Babë e bir janë arrestuar nën dyshimin për veprat penale: ‘Vdekje e dyshuar, Shtytje në vetëvrasje, Manipulim me prova, Armëmbajtje pa leje, Lajmërim apo kallëzim i rremë’, njofton policia.

“Fsh. Besi, Prishtinë (NN) 01.10.2019 – 19:50. Lidhur me rastin me datën 26.11.2019 janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj babë e djalë të i cili dyshohet se kanë kryer veprat penale të cekura më lartë. Me vendim të prokurorit dy të dyshuarit janë dërguar në mbajtje, rasti vazhdon të hetohet”, thuhet në raportin 24 orësh të PK-së.

22-vjeçarja kishte marrë plagë vdekjeprurëse në kokë si pasojë e shkrepjes së plumbit.

Komento: