Vdekja e 24 vjeçarit, çfarë fshihet në videon që la Shqipdoni para se të ndërronte jetë?

07:59 | 23 Tetor 2019

Një 24 vjeçar u gjend pa shenja jete në Gadime.

Ende janë të paqarta rrethanat se si ndërroi jetë 24-vjeçari nga komuna e Lipjanit, Shqipdon Aliu. Mirëpo ajo çka dihet deri më tani është se ai pak para se të vdiste kishte lënë pas një video ingjizim në telefon. Kështu po deklaron kreu i Lipjanit, Imri Ameti.

Ai, i ftuar në Pressing të T7, ka folur edhe për vdekjen e 24-vjeçarit, Shqipdon Aliut, trupi i të cilit u gjet pranë një gurthyesi në Gadime të Lipjanit.

“Ai ka lënë një video në telefon për arsye të aktit që ka bërë, më tutje nuk dimë diçka por bëhet fjalë për një akt të kryer”, është shprehur Ahmeti.

Tutje, Ahmeti tha se kjo çka ka ndodhur është fatkeqësi dhe se ndan dhimbjen me familjen e të ndjerit.

“Kjo çka ka ndodhur është një fatkeqësi. Ne ndajmë dhimbjen me familjen e të ndjerit dhe qytetarët e Gadimes nga Lipjani”, ka thënë Ahemti në Pressing.

Se Shqipdoni ka lënë mesazhe në telefon ka raportuar edhe T7. Gjatë kontrollit që iu bë telefonit, personi që gjeti trupin kishte lexuar disa porosi që i ndjeri kishte lënë para vdekjes.

Po ashtu mesazhi tjetër që kishte lënë Shqipdoni ishte një porosi për familjen e tij të ngushtë.

Trupi i ndjerë i Shqipdonit i është kthyer familjes pasi i është bërë obduksioni.

Komento: