Vdek*ja e 25-vjeçarit në Prizren, Haradinaj bën thirrje për rritje të sigurisë së punëtorëve

20:38 | 24 November 2024
vdek*ja-e-25-vjecarit-ne-prizren,-haradinaj-ben-thirrje-per-rritje-te-sigurise-se-punetoreve

Vdekja tragjike e 25-vjeçarit në Prizren, Haradinaj bën thirrje për rritje të sigurisë së punëtorëve

Një 25-vjeçar ka humbur jetën tragjikisht në vendin e punës në Prizren.

Lidhur me këtë, ka shkruar kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj, i cili thotë se një vdekje në mënyrë kaq të parakohshme dhe fatkeqe është një ngjarje e dhimbshme për të gjithë, transmeton Klankosova.tv.

Haradinaj u bënë thirrje ndërmarrësve që të rrisin nivelin e sigurisë fizike të punëtorëve.

“Lajmi për vdekjen tragjike të të riut nga Prizreni na ka tronditur të gjithëve. Një jetë e humbur në mënyrë kaq të parakohshme dhe fatkeqe është një ngjarje e dhimbshme për të gjithë ne.  Në këto momente të vështira, mendimet dhe lutjet tona janë me familjen e të ndjerit.  Lus ndërmarrësit kosovarë që të rrisin nivelin e sigurisë fizike të punëtorëve kurse për organet  kompetente institucionale ky rast është edhe një alarm se ata duhet të rrisin përgjegjësitë e tyre dhe të rrisin nivelin e implementimit të ligjit”, ka shkruar Haradinaj.

Komento: