Vdekja e 4-vjeçares nga Gjakova, QKUK del me informata shtesë rreth rastit

15:33 | 21 February 2024
vdekja-e-4-vjecares-nga-gjakova,-qkuk-del-me-informata-shtese-rreth-rastit

Pas vdekjes së dyshimtë të 4-vjeçares në Gjakovë, ka reaguar edhe Qendra Klinike Universitare e Kosovës. QKUK thotë se e njëjta ka kërkuar ndihmë mjekësore, rreth orës 15:00, të datës 17 shkurt 2024, në Qendrën Emergjente.

“Pacientja sjellët nga Spitali i Gjakovës, si rast i intubuar për në Qendrën Emergjente të QKUK-së, me parametra vital dhe me gjendje mjaftë të rënduar shëndetësore. Në Qendrën Emergjente të QKUK-së, kryhen të gjitha analizat laboratorike dhe ato diganostike – radiologjike, thirrën në konsultë edhe mjekët e lëmenjve përkatëse. Pas të gjitha konsultave, vendoset për trajtim të mëtejmë në Repartin Intensiv në Klinikën e Pediatrisë, me diagnozë të punës Sepsë (infeksion akut i rëndë i shkallës se lartë)”, thuhet në reagimin e QKUK-së.

Përkundër të gjitha masave reanimatore të ekipeve të mjekëve të Klinikës së Pediatrisë, për shkak të gjendjes së rënduar shëndetësore, sipas QKUK-së, fëmija ndërron jetë me datë 19 shkurt 2024.

Shërbimi Spitalor Klinik Universitar i Kosovës, ka kërkuar raporte të detajuara nga Spitali Përgjithshëm në Gjakovë dhe nga QKUK dhe të njëjtat do t’i shqyrtojë.

ShSKUK, apelon që në publik, mos të spekulohet në lidhje me shkaqet e vdekjes së pacientes, deri në rezultatet e hetuesisë, të cilat do të merren parasysh edhe nga ShSKUK për veprime të mëtejme.

Shkrimi i plotë:

Komento:
loading