Vdekja e 4-vjeçares, Vitia: Për cilindo përgjegjës në sistemin shëndetësor duhet të ketë masa, pa vonesë

16:03 | 21 Shkurt 2024
vdekja-e-4-vjecares,-vitia:-per-cilindo-pergjegjes-ne-sistemin-shendetesor-duhet-te-kete-masa,-pa-vonese

Ministri i Shëndetësisë Arben Vitia ka reaguar lidhur me rastin e vdekjes së 4-vjeçares nga Gjakova.

Ai, përmes një postimi në profilin e tij në rrjetin social Facebook, ka shkruar se për cilindo që ka mundur të jetë përgjegjës në sistemin shëndetësor duhet të ketë masa, pa vonesë.

Postimi i tij i plotë:

Humbja e jetës së vajzës 4 vjeçare nga Gjakova na ka prekur të gjithëve.

Jemi informuar për përvojën që kanë pasur prindërit nga deklarimet e tyre publike.

Për cilindo që ka mundur të jetë përgjegjës në sistemin shëndetësor duhet të ketë masa, pa vonesë.

I bëj thirrje organeve të hetimit që sa më parë rasti të hetohet në çdo detaj.

Ngushëllime të sinqerta familjes dhe të afërmve!

Komento: