Vdekja e 60 vjeçarit në Prishtinë, policia jep detaje të reja

12:15 | 21 January 2020

Policia jep detaje për vdekjen e një 60 vjeçari në Prishtinë.

Policia raporton se në rrugën “Murat Mehmeti” në Prishtinë është gjetur trupi i pajetë i një mashkulli i moshës 60 vjeçare.

Dyshohet se i ndjeri ka jetuar vetëm. Vdekjen e viktimës e ka konstatuar mjeku kujdestar. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet përkatëse policore. Me urdhër të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekëses Ligjore për obduksion.

Komento:
loading