Vdekja e anëtarit të LDK-së, ish-ministri i Shëndetësisë shpreh ngushëllime

00:03 | 14 Nëntor 2020

Ish-ministri i Shëndetësisë shpreh ngushëllime për vdekjen e anëtarit të LDK-së.

Ish-ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, ka shprehur ngushëllimet e tij për vdekjen e ish-kandidatit për deputet nga radhët e LDK’së, Milaim Berisha, njëherësh edhe profesor në gjimnazin “Ahmet Gashi” në kryeqytet.

Vitia, përmes një postimi në llogarinë e tij në ‘Facebook’, ka shkruar disa fjalë për vdekjen e profesorit Berisha, i cili e humbi betejën me koronavirus.

“Sapo mora lajmin e dhimbshëm për vdekjen e parakohshme të profesor Milaim Berishës. Profesor Milaimi humbi betejën me Covid 19 përkundër që çdo herë ka qenë i fortë dhe nuk është dorëzuar kurrë. Do ta kujtojmë si një njeri të urtë fjalë pak por me zemër të madhe”, ka shkruar anëtari i Lëvizjes Vetëvendosje.

Ai iu ka shprehur ngushëllime miqve, nxënësve, kolegëve e familjarëve të të ndjerit.

Telegram ngushëllimi për ish-kandidatin për deputet nga radhët e LDK’së shkroi edhe kreu i kësaj partie, Isa Mustafa.

“Me pikëllim të thellë mora lajmin për ndarjen nga jeta të veprimtarit të LDK-së dhe mësimdhënësit shumëvjeçar, Milaim Berisha. Prof. Berisha do të mbetet model i mësimdhënësit punëtor dhe i përkushtuar për të arsimuar gjenerata të tëra. Në emrin tim personal dhe të LDK-së i shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes Berisha, miqve dhe bashkëpunëtorëve të tij!”, thuhet në telegramin e ngushëllimit.

Komento: