Vdekja e Arian Dacit, ja çka thotë Federata Skitare – Ora Info Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet

Vdekja e Arian Dacit, ja çka thotë Federata Skitare

18:53 | 26 Janar 2019

Zëvendësministri i Diasporës, Arian Daci ka humbur jetën sot në Brezovicë si pasojë e një ortek bore.

Federata Skitare e Kosovës ka reaguar pas rënies së një orteku në Brezovicë, ku ka humbur jetën zëvendësministri në Ministrinë e Diasporës, Arian Daci.

“Kemi marrë informacion nga Qendra e Skijimit në Brezovicë se ka rënë një ortek në vendin e quajtur “Folea e Shqiponjës” dhe dy të rinjë fatkeqësisht kanë qenë duke skijuar në këtë vend. Fatmirësisht dy të rinjtë janë gjetur njëri i gjallë, kurse për tjetrin ende nuk dihet gjendja e tij shëndetësore”, thuhet në reagimin e federatës. Federata apelon te të gjithë qytetarët që të kenë kujdes të shtuar nga reshjet e fundit të borës.

Ndërkohë, disa minuta më parë Drejtori i Agjencisë për Mbrojtje të Mjedisit në Kosovë, Ilir Morina, ka deklaruar se një ortek bore ka ndodhur në Brezovicë, ku si pasojë një person ka vdekur.

Viktima është djali i kryetarit të Akademisë së Shkencave të Kosovës, Nexhat Dacit.

Komento: