Vdekja e gazetares së njohur e ka prekur thellë Haradinajn, bëri këtë dedikim për të

18:13 | 19 September 2019

Një lajm i dhimbshëm erdhi sot për gazetarinë kosovare.

Kryeministri në dorëheqje Ramush Haradinaj ka ngushëlluar familjen e gazetares së RTK-së, Ardita Sylejmani Ballacën që vdiq sot.

Përmes një shkrimi në Facebook, Haradinaj ka shkruar se lajmin për ndarjen e jetës së gazetares është pikëllues, derisa, e ka vlerësuar atë si profesioniste me standarde të larta etike.

“Pikëllues lajmi për ndarjen e hershme nga jeta të Ardita Sylejmani Bllaca, gazetare e RTK-së.

Ardita si një profesioniste e standardeve të larta etike, ka lënë gjurmë të pashlyeshme në gazetarinë kosovare.

Ngushëllime të sinqerta familjes, miqve dhe komunitetit të gazetarëve”, ka shkruar Haradinaj.

Komento: