
Një grua ka vdekur pasi ka rënë nga Ura e Moglicës në Gjakovë.
Në lidhje me këtë, spitali “Isa Grezda” tha se në momentin e pranimit, pacientja është paraqitur në gjendje të rëndë të përgjithshme.
Siç thuhet në deklaratë, ekipi mjekësor ka ndërmarrë menjëherë të gjitha masat emergjente, por pacientja nuk ka reaguar ndaj terapisë dhe ka vdekur në orën 21:20.
“Më datë 21.03.2026, rreth orës 20:15, në Shërbimin e Emergjencës në Spital është sjellë nga ekipi i Urgjencës së Mjekësisë Familjare një paciente femër, me shenja jete, në gjendje të rëndë politraume dhe e pavetëdijshme. Në momentin e pranimit, pacientja paraqitej në gjendje të rëndë të përgjithshme, me tension arterial 210/100 mmHg”.
“Ekipi mjekësor ka ndërmarrë menjëherë të gjitha masat emergjente sipas protokolleve në fuqi, përfshirë intubimin endotrakeal dhe fillimin e reanimimit kardiopulmonar (RKP). Pavarësisht përpjekjeve maksimale të stafit dhe reanimimit të vazhdueshëm, pacientja nuk ka reaguar ndaj terapisë dhe ka ndërruar jetë në orën 21:20”, thuhet në deklaratën e spitalit