Sot është ndarë nga jeta ish-presidenti i Shqipërisë, Bujar Nishani.
Ambasada Amerikane në Shqipëri ka shprehur ngushëllimet për ndarjen e parakohshme nga jeta të ish-presidentit të Shqipërisë Bujar Nishani.
Në mesazhin e ambasadës thuhet se kontributi i tij për Partinë Demokratike, zhvillimin e Shqipërisë dhe marrëdhëniet SHBA-Shqipëri gjatë mandateve të tij si President dhe Ministër do të mbahen mend nga bashkatdhetarët, bashkëpunëtorët dhe partnerët e shumtë.
Mesazhi i Ambasadës së SHBA:
Jemi të pikëlluar nga lajmi për ndarjen nga jeta të Presidentit Bujar Nishani. I shprehim familjes së tij ngushëllimet tona të përzemërta.
Kontributi i tij për Partinë Demokratike, zhvillimin e Shqipërisë dhe marrëdhëniet SHBA-Shqipëri gjatë mandateve të tij si President dhe Ministër do të mbahen mend nga bashkatdhetarët, bashkëpunëtorët dhe partnerët e shumtë.