Vdekja e Kadaresë, Jahjaga: I përjetshëm kujtimi për ju mjeshtër i madh

09:44 | 01 Korrik 2024
vdekja-e-kadarese,-jahjaga:-i-perjetshem-kujtimi-per-ju-mjeshter-i-madh

Shkrimtari i madh shqiptar, Ismail Kadare vdiq sot në orët e hershme të mëngjesit në moshën 88-vjeçare.

Pas lajmit për vdekjen e tij, ish-presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga, ka postuar një fotografi me të ndjerin në llogarinë e saj në Facebook.

“Një shpirt i madh na paska lënë sot! Një kandil i çmuar i letërsisë mbarë shqiptare nga sot po vazhdon të ndriçojë dhe në botën e amshueshme. Përjetësisht mirënjohës për të gjitha vlerat që i dhatë letërsisë sonë. I përjetshëm kujtimi për ju mjeshtër i madh! Ismail Kadare, 1936-2024”, shkroi Jahjaga.

Komento: