Vdekja e këtij personi e ka mërzitur Atifete Jahjagën – Ora Info Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet

Vdekja e këtij personi e ka mërzitur Atifete Jahjagën

10:58 | 23 Nëntor 2020

Ish-presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga, ka shkruar për ndarjen nga jeta të ikonës së muzikës shqiptare Ismet Peja, i cili vdiq mëngjesin e sotëm në moshën 83 vjeçare.

Jahjaga shkruan se zëri dhe veprat e Pejës nuk do të harrohen kurrë.

Postimi i saj i plotë:

Sot ndërroi jetë edhe një tjetër ikonë e muzikës sonë. Sot, na la edhe Ismet Peja.

Skenës do t’i mungojë ai e shpirti i tij i hareshëm. Por, zëri i tij nuk do të harrohet e veprat e tij do të kujtohen përgjithmonë.

Ngushëllimet më të sinqerta familjes Peja.

Pusho në paqe Axha Ismet!.

Komento: