Vde*kja e komandantit të parë të KFOR-it në Kosovë, Haradinaj: Kontributi i tij do të mbetet gjithmonë në zemrat e popullit tonë

08:38 | 16 Tetor 2024
vde*kja-e-komandantit-te-pare-te-kfor-it-ne-kosove,-haradinaj:-kontributi-i-tij-do-te-mbetet-gjithmone-ne-zemrat-e-popullit-tone

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka reaguar pas lajmit për ndarjen nga jeta të Komandantit të parë të KFOR-it në Kosovë, Gjeneralit Mike Jackson.

Haradinaj ka thënë se Gjenerali Jackson ishte personalitet që dha një kontribut të jashtëzakonshëm që në ditët e para të lirisë.

“Lajmi për shkuarjen në amshim të Gjeneralit Mike Jackson, Komandantit të parë të KFOR-it, më mërziti shumë pasi që ai ishte personalitet që dha një kontribut të jashtëzakonshëm që në ditët e para të lirisë. Gjeneral Jackson, ishte lider pragmatik, ushtarak me plot kuptimin e fjalës dhe mik i madh i Kosovës. Ai ka luajtur një rol të rëndësishëm në disa procese vendimtare për vendin”, ka thënë Haradinaj.

Ai ka shtuar se kontributi i tij do të mbetet gjithmonë në zemrat e popullit tonë.

“Për mua ka qenë një nder i veçantë që të bashkëpunoj me të gjatë procesit të shtet-ndërtimit të Kosovës, dhe nga ky bashkëpunim lindi një miqësi e sinqertë. Kontributi i tij për Kosovën është i pazëvendësueshëm dhe do të mbetet gjithmonë në zemrat e popullit tonë, me mirënjohje të përhershme, transmeton Klankosova.tv.

U prehtë në paqe”, është shprehur Haradinaj.

Komento: