Vdekja e Peles, Brazili shpall tri ditë zie

09:47 | 30 December 2022

Brazili ka shpallur tri ditë zie pas vdekjes së yllit të futbollit Pele. 82-vjeçari, futbollisti që fitoi tre herë Kupën e Botës, vdiq të enjten pas një beteje të gjatë me kancerin e zorrës së trashë.

Nderimet do të bëhen në fushën e stadiumit të Santos, klubi ku ai i filloi të luante kur ishte adoleshent.

Të martën, do të ketë një paradë me arkivolin e tij nëpër lagjen ku jeton nëna e tij 100-vjeçare, ndjekur më pas nga një varrim privat.

Edson Arantes do Nascimento, i njohur më mirë si Pele, u bë një yll global kur, në moshën 17-vjeçare, ai ndihmoi Brazilin të fitonte Kupën e Botës 1958 në Suedi.

Ai vlerësohet se ka shënuar një rekord botëror 1,281 gola në 1,363 paraqitje gjatë një karriere 21-vjeçare, duke përfshirë 77 gola në 92 ndeshje për vendin e tij.

I vetmi lojtar që fitoi Kupën e Botës tre herë, duke ngritur trofeun në 1958, 1962 dhe 1970, Pele u shpall Lojtari i Shekullit nga FIFA në 2000.

Komento: