Vdekja e pjesëtares së policisë Shqipe Zenelaj, Sindikata e Policisë shpreh ngushëllime

15:38 | 08 November 2024
vdekja-e-pjesetares-se-policise-shqipe-zenelaj,-sindikata-e-policise-shpreh-ngushellime

Sindikata e Policisë së Kosovës ka shprehur ngushëllime për vdekjen e pjesëtares, Shqipe Zenelaj.

Në një postim në Facebook është publikuar një telegram ngushëllimi.

“Me rastin e vdekjes së pjesëtares së Policisë, Shqipe Zenelaj, familjes, miqve dhe kolegëve të Policisë së Kosovës ju shprehim ngushëllimet më të sinqerta!”, thuhet në njoftimin e policisë.

Po ashtu, edhe dje ka ndërruar jetë një pjesëtare tjetër e policisë së Kosovës, Mevlude Hajdari.

Komento: