Një person ka humbur jetën pasi ka rënë nga skelet derisa ishte duke punuar.
Rasti ka ndodhur në fshatin Sllatinë të Komunës së Fushë Kosovës.
Zëdhënësja e Policisë së Kosovës, Flora Ahmeti, ka thënë se sot në stacionin policor në Fushë Kosovë është iniciuar një rast, “vdekje e dyshimtë”.
Sipas saj, rasti ka ndodhur në fshatin Sllatinë, saktësisht brenda një objekti ku viktima ishte duke punuar.
“Viktima mashkull N.E. (1981), sot rreth orës 11:30 , gjatë kohës kur ishte duke punuar, dyshohet të ketë rënë nga shkallët nga një lartësi 4-5 metra dhe kishte pësuar lëndime të rënda trupore. I njëjti menjëherë është përcjellë në QKUK, ku nga ekipi mjekësor është konstatuar vdekja e tij”, ka deklaruar Ahmeti.
Gjithashtu, me urdhër të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar për obduksion në Institutin e Mjekësisë Ligjore, ndërkohë që me rastin po merren policia dhe institucionet e tjera përkatëse.