Vdekja e të miturit në Fushë Kosovë, ja çka thotë policia – Ora Info Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet
Lajmet e fundit
0 °C

Vdekja e të miturit në Fushë Kosovë, ja çka thotë policia

19:33 | 11 Korrik 2019

Para pak çastesh një fëmijë është gjendur pa shenja jete në Fushë Kosovë.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur në rrugën ‘Xhemajl Mustafa’, shkruan ORAinfo.

Rastin e ka konfirmuar edhe policia e Kosovës.

Policia për rajonin e Prishtinës thotë se është njoftuar nga qytetarët për një trup të shtrirë afër një ndërtese dhe pas daljes në vendin e ngjarjes nga ekipet policore dhe mjekësore është konstatuar vdekja e viktimës mashkull, i mitur.

Flora Ahmeti, zëdhënëse e Policisë në Prishtinë ka thënë se po vazhdojnë hetimet për këtë rast dhe se rasti po cilësohet si vdekje e dyshimtë. /ORAinfo/

Komento:

VËREJTJE: ORAinfo mban të drejtën e përzgjedhjes së komenteve që do të publikohen. Komentet që përmbajnë gjuhë të urrejtjes, përmbajnë sharje dhe lëndime, si dhe komentet që nuk ndërlidhen me artikullin në të cilin komentoni, nuk i publikojmë.

Ju faleminderit!