
Tre kosovarë humbën jetën në një kantier ndërtimi.
Bëhet fjalë për Pajtim Bajramin, Asllan Musliun e Istref Zekajn.
Ngjarja tragjike e cila ndodhi dje në Vjenë të Austrisë, ka ngjallur reagime të ashpra atje rreth sigurisë në punë.
Fillimisht përmes një konference për media policia njoftoi se është urdhëruar që të bëhet autopsia, derisa hetimet po vazhdojnë ende.
Derisa reagim të ashpër ka pasur nga kryetari i Sindikatës së Ndërtimit, Josef Muchitsch.
Ai ka kërkuar sqarim të plotë të shkaqeve të rastit të rëndë, derisa theksoi se përgjegjësi për tragjedinë mbajnë të gjithë.
“Mendimet tona janë me viktimat, familjet e tyre dhe kolegët në kantier. Nga porositësi te kontraktorët e deri te personat që punojnë në kantier, të gjithë mbajnë përgjegjësi. Bëhet fjalë për jetë njerëzish. Duhet bërë gjithçka që çdo punëtor ndërtimi të kthehet në shtëpi shëndoshë e mirë në mbrëmje”, deklaroi ai shkruajnë mediat austriake.