Vdekja e zëvendësministrit Arian Dacit, ja çka ka ndodhur sot në zyrën e kryeministrit – Ora Info Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet

Vdekja e zëvendësministrit Arian Dacit, ja çka ka ndodhur sot në zyrën e kryeministrit

08:45 | 28 Janar 2019

Me një minut heshtje ka nisur punën kabineti qeveritar i kryeministrit Ramush Haradinaj.

Kabineti qeveritar i kryeministrit të vendit, Ramush Haradinaj ka nisur ditën sot me një minutë heshtje për zëvendësministrin tashmë të ndarë nga jeta, Arian Daci.

Arian Daci humbi jetën si pasojë e një orteku të fuqishëm në Brezovicë ku edhe kishte zgjedhur që të kalonte vikendin.

“I përjetshëm kujtimi për ty, Arian Daci. “RH

Pas ceremonisë sa varrimit ditën e djeshme ku edhe iu dha lamtumira e fundit, kryeministri Ramush Haradinaj ka publikuar sot një fotografi, duke thënë se kujtimi për të do të jetë i përjetshëm.

Ndryshe Arian Daci njihej edhe si djali i Akademikut Nexhat Daci dhe për të nderuar familjen Daci të pranishëm në ceremoninë mortore ishin edhe shumë figura të larta shtetërore, por që dhimbja më e madhe padyshim ishte për familjarët edhe miqtë e Arianit.

Komento: